Kronikë

Në Pejë arrestohet babai që rrahu vajzën e tij të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, pasi ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Rasti ka ndodhur të enjten në Pejë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.