Kronikë e zezë

Grabitet një pompë e derivateve në Podujevë, pati të shtëna

 

Një pompë e derivateve ka rënë pre e grabitjes në orët e para të së martës. Madje, sipas Policisë, pati edhe të shtëna.

Punëtori i kësaj pompe i ka thënë Policisë se i dyshuari i maskuar fillimisht me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të lokalit dhe më pas nën kërcënimin e armës i kishte grabitur 400 euro. Sipas dëshmisë së punëtorit, i dyshuari më pas kishte ikur në drejtim të panjohur.