Një pompë e derivateve ka rënë pre e grabitjes në orët e para të së martës. Madje, sipas Policisë, pati edhe të shtëna.
Punëtori i kësaj pompe i ka thënë Policisë se i dyshuari i maskuar fillimisht me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të lokalit dhe më pas nën kërcënimin e armës i kishte grabitur 400 euro. Sipas dëshmisë së punëtorit, i dyshuari më pas kishte ikur në drejtim të panjohur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa rasti po hetohet.