Një person është sulmuar fizikisht nga djali i tij të mërkurën në Viti.
Policia ka njoftuar të enjten se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari për dhunë është dërguar në repartin e Neurologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pasi thuhet se ka probleme psikike.
“Stacioni Policor Viti me datën 18.01.2023 rreth orës 19:30 ka pranuar informacion se një mashkull është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Dyshohet se i dyshuari ka probleme psikike dhe është ndaluar për tretman mjekësorë në repartin e Neurologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani.
Në lidhje me rastin thuhet se është njoftuar Prokurori i shtetit, i cili rastin e ka cilësuar “Dhunë familjare”.