Kronikë

Një person vdiq papritmas në një kafene në Prizren

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person dyshohet se ka vdekur papritmas të martën në Prizren.

Togeri Shaqir Bytyqi ka konfirmuar se rasti ka ndodhur pak pas orës 00:10. Sipas tij, shokët e viktimës të cilët ishin dëshmitarë në vendi e ngjarjes kanë njoftuar se i ndjeri derisa ishte duke biseduar me ta ka rënë nga karrigia.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga Qendra Emergjente në Prizren, nga ku është thënë se dyshohet se ka pësuar sulm kardiak.

“Nga dëshmitarët, shokët e tij është deklaruar se viktima papritmas ka rënë pa ndjenja ne tavolinë derisa ata ishin duke qëndruar në një kafene në Prizren. Nga mjekët dyshohet se viktima ka pësuar sulm kardiak”, ka thënë Bytyqi.

Ai më tej theksoi se trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.