Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinë, dërgohet në Polici shoferi i autobusit që kanosi me armë

arme

Ilustrim

Një shofer i autobusit dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një shofer veture, të dielën në Prishtinë.

Siç njoftoi Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Rrahim Beqiri”, për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Palët janë shoqëruar për në stacionin policor, ndërsa arma e të dyshuarit është sekuestruar.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, thuhet në njoftimin policor.