Kronikë

Digjet një shtëpi në Prishtinë, në korridorin e saj u gjet një grua në gjendje të rëndë

Një shtëpi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë është djegur të premten.

Njësitë emergjente në shtëpi kanë gjetur një grua të shtrirë në korridorin e shtëpisë dhe në gjendje të rëndë.

Policia nuk ka identifikuar ende shkakun e zjarrit.

“Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njoftohet nga raporti 24-orësh i PK-së.