Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi në shenjë hakmarrje me mjete pune, ia shkatërroi veturën një personi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Bishtazhin në orët e hershme të së martës.
Sipas viktimës, vlera e dëmit është rreth 1000 euro.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë