Kronikë e zezë

Shtatë të dyshuar për falsifikim të parasë në Prizren, sekuestrohen edhe armë

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka intervistuar të premten në disa pjesë të Prizrenit shtatë persona, nën dyshimin për falsifikim të parasë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarve, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar para, telefona celularë dhe armë.