Kronikë

Merr flakë një veturë e FSK-së në rrugën Prishtinë-Pejë

Një veturë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është përfshirë nga flaka të premten në mesditë, në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se nuk ka të lënduar si pasojë e incidentit.

“Në ora 14:00, policia është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Sllatinë), një automjet në lëvizje e sipër ka pasur një defekt dhe ka filluar t'i dalë tym. Policia dhe zjarrfikësit kanë qenë në vend-ngjarje. Nga rasti nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.