Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një të mitur në pikë kalimin kufitar në Merdar, pasi në valixhen e tij është gjetur një pistoletë me dy karikatorë dhe pesë fishekë.
Policia ka njoftuar të martën se e ka konfiskuar pistoletën e po ashtu karikatorët me fishekë.
Ndërkaq, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në valixhen e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikator dhe pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pistoletë e 28 fishekë në valixhen e pasagjerit të një autobusi në Merdar
-
Të miturit në Vushtrri i konfiskohet pistoleta me pesë fishekë
-
Dy të miturve në Suharekë u gjendet pistoleta dhe 20 fishekë
-
Kanosi me armë dy persona, arrestohet një i mitur shtetas i Sllovakisë
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt