Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Hajvali të Prishtinës të hënën, me dyshimin se ka kryer veprën penale “ngacmim” ndaj një burri.
Siç njoftoi Policia të martën, i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.