Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në parkingun e një qendre tregtare në Pejë

Një person pa shenja jete është gjetur të enjten në parkingun e një qendre tregtare në Pejë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se i ndjeri ishte i moshës 75-vjeçare, derisa sipas tij, familjarët e tij kanë deklaruar se ka qenë i sëmurë.

“Rreth orës 12:50 policia është njoftuar se në rrugën 'Lekë Dukagjini', në Pejë, në parkingun e një qendre tregtare është një person i shtrirë. Policia dhe emergjenca e QMF-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Familjarët nuk kanë dyshuar në askënd pasi kanë deklaruar se i ndjeri ka qenë i sëmurë. Pra kemi të bëjmë me vdekje natyrale”, ka thënë Gashi.