Kronikë

Rrahja në “Bill Clinton” të martën kishte ndodhur shkaku i një borxhi

Policia e Kosovës ka njoftuar për rastin e përleshjes në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë të martën mbrëma. Sipas, Policisë dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të një borxhi të mëhershëm.

Janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa ishte përdorur edhe arma.

Tretman mjekësor kanë pranuar pesë persona.

Policia në raportin e saj ka treguar se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 29.11.2022 – 22:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme rreth një borxhi janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtëne me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me 5 fishek dhe një gëzhojë fisheku. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.