Një grua është gjetur e vdekur të dielën mbrëma në Gjakovë.
Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh se rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Gjatë së njëjtës ditë, pa shenja jete është gjetur edhe një grua në Skenderaj. Viktima ishte shtetase e Maqedonisë së Veriut.