Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit tetor 2022 ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave të dyshuar për veprën penale “dhunën në familje”.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2022, ka ngritur njëzet aktakuza, kundër 20 njëzet personave, për veprën penale “Dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e kësaj Prokurorie.
Në njoftim theksohet se kjo prokurori është e angazhuar që me prioritet të veçantë të trajtojë rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje.