Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 63-vjeçar në Prizren, u godit nga kamioni teksa po lëvizte me biçikletë

Policia e Kosovës

Një 63-vjeçar ka vdekur, pasi është goditur nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të mërkurën në lagjen “Kurill” në Prizren, rreth orës 16:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e ka marrë informatën rreth orës 16:30. Viktima është i moshës 63-vjeçare. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Bytyqi njoftoi se personi që e shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe tashmë gjendet në stacionin policor. Shtoi se me rastin po merren njësitet relevante policore.