Kronikë

Gjendet një granatë në Mitrovicë, KFOR-i intervenon

Një mjet shpërthyes është hasur në fshatin Vidimriq në Mitrovicën e jugut të premten.

Njësia e KFOR-it është përkujdesur që ta tërheqë mjetin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes – granatë dore. Njësia për deminim e KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar. Nuk raportohet për ndonjë incident”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.