Kronikë

Shqiptari në Austri arrestohet pasi sulmoi ish-punëdhënësin

Një shqiptar në Brixen të Austrisë është arrestuar për sulm ndaj ish-punëdhënësit të tij, raporton “Unsertirol24.com”.

Policia ishte thirrur në një firmë ndërtimi në zonë industriale. Shqiptari 31-vjeçar, që ishte i alkoolizuar, raportohet se kishte sulmuar ish-punëdhënësin. Shqiptari pretendoi se ish-punëdhënësi i ka ende borxh.

Ai e goditi viktimën dhe dëmtoi orenditë.

“Po ashtu ai shau të pranishmit dhe i kërcënoi me vrasje. Autoritetet e arrestuan shqiptarin, ai gjendet në arrest shtëpiak”, ka shkruar “Unsertirol24.com”.