Policia ka njoftuar se të martën në Gjilan ka marrë njoftim se një grua derisa ka qenë në punë në zyrën e saj, ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.
“Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport të Policisë.