Më 23 shtator të këtij viti dy vajza u raportuan të zhdukura në Policinë e Pejës. Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga ky raportim, ende s’ka asnjë të re në lidhje me çështjen.
E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Komunës së Pejës janë raportuar të zhdukura nga familjarët të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për KOHËN se deri tani nuk ka asnjë të re e asnjë pistë e cila po hetohet.
“Policia po zhvillon intensivisht hetimet për zbardhjen e rastit. Por deri tash nuk ka asgjë të re prej ditës kur janë raportuar të zhdukura”, ka thënë Rugova.