Kronikë

Një muaj paraburgim shtatë të arrestuarve për rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar të premten se u ka caktuar një muaj paraburgim shtatë të arrestuarve për rastin “Brezovica”.

Shtatë të dyshuarit u arrestuan të mërkurën pas aksionit të Policisë të quajtur “Brezovica 6”. Nga ky aksion u sekuestruan armë, vetura, telefona, kompjuterë e dokumente.

B.L. dyshohen për veprën penale “ushtrimi i ndikimit”, SH.SH., dhe S.S., dyshohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoriteti” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare”.

SH.SH. dyshohet për veprën penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit”.

G.B, dhe A.Ç., dyshohen për “marrje ryshfeti”.