Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet familjari që shkaktoi incidentin në tubimin e SBASHK-ut

Policia e Kosovës e ka cilësuar kanosje përplasjen e së hënës në Shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, mes një familjari dhe kreut të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Policia njoftoi të martën se i dyshuari ka tentuar ta sulmojë Jasharajn, dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LEXO EDHEMësuesi pas përleshjes: Çka kanë more këta gjyshër sot [VIDEO]

“Raportohet se viktima kosovar, është kanosur nga i dyshuari kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

 
Përleshje gjatë takimit të Jasharajt me mësimdhënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali”

Përleshje gjatë takimit të Jasharajt me mësimdhënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” ? www.koha.net/r342204 ?

Posted by Koha.net on Monday, September 5, 2022

Të hënën, derisa Jasharaj po dilte prej klasës në “Ismail Qemali”, ku u takua me mësimdhënës, u përball me Musli Rexhepin, familjar i një nxënëseje në këtë shkollë, i cili ia zuri rrugën.

LEXO EDHE: Përleshje në tubimin e SBASHK-ut, prindi sulmon mësimdhënësit

Më pas ai u largua nga të pranishmit dhe Jasharaj vazhdoi rrugën.

 
Mësimdhënësi e pyet personin qe i sulmoi: Ju qenkeni shqiptar e ne shk*** a po?

Mësimdhënësi e pyet personin qe i sulmoi: Ju qenkeni shqiptar e ne?

Posted by Koha.net on Monday, September 5, 2022

Rexhepi, deklaroi për mediat pas incidentit se u fut në klasë për të pyetur nëse do të mbahet procesi mësimor, derisa për Jasharajn deklaroi se është armik i nxënësve.

LEXO EDHEPersoni që sulmoi mësimdhënësit: Jasharaj është armiku i nxënësve

 
“Jasharaj është armiku i nxënësve”

Personi që sulmoi mësimdhënësit: “Jasharaj është armiku i nxënësve” ? www.koha.net/r342217 ?

Posted by Koha.net on Monday, September 5, 2022