Kronikë

Qindra euro të falsifikuara deponohen në një bankë në Prizren

Një person është ankuar se gjatë një periudhe dymujore në një bankë private, janë deponuar para që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në Prizren, ku sipas njoftimit të Policisë, përfaqësuesi i kësaj banke ka raportuar se nga 15 maji deri më 12 korrik, disa persona kanë deponuar qindra euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Bëhet fjalë për deponimin e 124 monedhave të metalit në vlerë nga 1 dhe 2 euro, dy kartëmonedha nga 50 euro dhe dy kartëmonedha nga 100 euro.

Sipas policisë, paratë janë sekuestruar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.