Një e mitur nga Prishtina e ka njoftuar policinë se nëna e saj e ka keqtrajtuar fizikisht.
Sipas njoftimit të policisë, publikuar të martën, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Më 15.08.2022, viktima e mitur (f) ka njoftuar se derisa kishte qenë te nëna e saj, e cila jeton ndaras nga familja, ajo e kishte keqtrajtuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Është njoftuar njësia për mbrojtjen e viktimave”, thuhet në njoftim.