Një burrë në Podujevë ka raportuar në mbrëmjen e të shtunës se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 18:30, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 13.08.2022-18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja tij e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.