Mbi 400 euro para të gatshme janë grabitur të premten në mbrëmje nga një pompë e derivateve në fshatin Poturovc të Lipjanit, ka njoftuar Policia e Kosovës të shtunën.
Sipas njoftimit, grabitja është bërë nga dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur mbi 400 euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.