Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Oficeri i policisë që goditi 7-vjeçaren me skaf lihet në burg, flet në gjykatë

Gjykata e Vlorës e ka dhënë masën e sigurisë për ish-shefin e komisariatit të Policisë së Himarës, Arjan Tase. Ai është lënë në burg me akuzën e vrasjes me dashje indirekte. Më 3 gusht, Tase aksidentoi për vdekje një vajzë 7-vjeçare në bregdetin e plazhit të Potamit në Himarë.

Fillimisht ishte vlerësuar si vrasje nga pakujdesia nga agjencia e mbikëqyrjes policore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokuroria ka vlerësuar se drejtuesi i skafit ka hyrë me vetëdije në një zonë ku ishte e ndaluar të lundrohej me mjete detare motorike.

Tase gjatë seancës gjyqësore ka kërkuar falje dhe nuk ka shprehur asnjë kundërshtim./ A2News

Image