Në plazhet shqiptare duhet të ekzistojë perimetri i sigurisë për mjetet të cilat lundrojnë në zonat ku ka edhe pushues, sipas aktivistit Mentor Kikia.
Të martën, 2 gusht, një 7-vjeçare u godit për vdekje nga një skaf në Himarë teksa ajo po lahej. Kikia në emisionin “60 Minuta” në KTV ka thënë se si ky rast, në Shqipëri ka pasur edhe të tjera, por se autoritetet asnjëherë nuk kanë bërë zgjidhje.
Kikia theksoi se nga autoritetet shtetërore duhet të ndërmerren zgjidhje afatgjate për sigurinë në plazhe.
“Në plazhet shqiptare ka pasur vazhdimisht ngjarje të rënda që do duhej të kishin shërbyer si zgjidhje apo për të nxitur zgjidhje nga autoritetet shtetërore, por nuk ka ndodhur kjo gjë. Ka pasur edhe më herët viktima që janë shkaktuar nga mjetet e lundrimit që lundrojnë në zonat ku pushojnë turistët, ka pasur raste ku janë lënduar pushues, dhe gjithmonë zgjidhjet nuk janë qenë afatgjata, por kanë qenë të momentit si përpjekja e sotme e policisë shqiptare sot për të ndërhyrë dhe për të mbledhur të gjitha mjetet e lundrimit në bregun e Himarës dhe plazhet e tjera të jugut për të mos lejuar përdorimin e tyre”, tha ai.
Sipas Kikias masat ekstreme, siç e quan ai atë të së martës nga autoritetet shqiptare, nuk japin zgjidhje.
“Nuk ka nevojë për të ndërmarrë masa të tilla ekstreme pasi masat ekstreme nuk çojnë në zgjidhje. Të krijohen rregulla, standarde sigurie, duke vendosur perimetrin e sigurisë brenda të cilit mjetet nuk lejohen të lundrojnë, por kur këto masa nuk janë krijuar, shteti reagon në mënyrë ekstreme sa herë ka raste të tilla të rënda”, ka thënë ai.
Edhe
Oficeri i policisë që goditi 7-vjeçaren me skaf lihet në burg, flet në gjykatë
Ai akuzon së pari autoritetet për rastet e tilla që ndër vite kanë ndodhur në plazhet e Shqipërisë, dhe jo vetëm për atë të 7-vjeçares. Por, Kikia shtoi se edhe qytetarët kanë mungesë të përgjegjësisë.
“Do të drejtoja gishtin e akuzës ndaj autoriteteve. Bashkitë janë përgjegjëse për menaxhimin e zonës së plazhit dhe ato kanë mekanizma që duhet t’i kontrollojnë kushtet e sigurisë, është policia që duhet të përgjigjet për përdoruesit e mjeteve të lundrimit. Por edhe nga ana e qytetarëve ka një mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë, pasi shumë të rinjtë nuk zbatojnë elementet e sigurisë duke qëndruar larg zonës ku pushojnë njerëzit, por në përpjekje për t’u demonstruar me mjetet e tyre afrohen sa më afër zonës”, ka deklaruar Kikia.
-
Policia: Autori kreu manovrime të pakujdesshme me skaf që çuan në vrasjen e 7-vjeçares
-
“Nuk e vrau varka, por shteti”, protestë për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë
-
Himarë, përjashtohet oficeri i Policisë që dyshohet se goditi për vdekje një 7-vjeçare
-
Himarë, skafi godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det