Kronikë

Digjet banesa në Tiranë, vdes foshnja që gjendej aty

Një foshnje 6-muajshe ka vdekur pasi banesa ku ishte është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së premten në Tiranë.

E ëma e foshnjës gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Banesa është djegur plotësisht, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘Gani Domi’, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L. Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./ TCH