Kronikë e zezë

Gjykimi për vrasjen dhe djegien e vëllait në Rahovec, ekspertët flasin për armët e ekzaminuara

Foto: Betimi për Drejtësi
 

Ekspertët e balistikës Lutfi Raci dhe Tefik Hoti, janë dëgjuar të mërkurën në gjykimin ku Gani Kriezi, po akuzohet se në shkurt të vitit 2020 e ka vrarë dhe më pas e ka djegur vëllain e tij, B.K, në Bërnjak të Rahovecit.

Fillimisht në këtë seancë është dëgjuar eksperti Raci, i cili tregoi se çfarë konstatime ka nxjerrë nga ekspertiza që ia ka bërë armës “Crvena Zastava”, fishekëve dhe gëzhojës që i kishte objekt ekspertimi, raportoi “Betimi për Drejtësi” të mërkurën.