Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj të dielën, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje.
Sipas njoftimit policor të së hënës, 31-vjeçari me inicialet L.M., ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, XH.M., 33-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘sulm dhe dhunë në familje’”, thuhet në njoftim.