Kronikë

Digjen dy shtëpi në Pejë, s’raportohet për të lënduar

Dy shtëpi në Pejë afër gjimnazit janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Siç raportojnë mediat lokale, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Policia ka thënë se nga zjarri janë përfshirë një depo private që posedonte vaj motorik.

Sipas njoftimit menjëherë njësitet policore të Stacionit Policor dhe Drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë kanë reaguar në vendin e ngjarjes, dhe duke vlerësuar se zjarri mund të hapet edhe në objekte/shtëpi tjera të banimit kanë njoftuar edhe brigadën e zjarrfikësve të cilët kanë dal shumë shpejtë në vend ngjarje.

“Edhe përkundër intervenimit të shpejtë të Policisë dhe të zjarrfikësve nga Peja dhe qytetet për rreth si dhe nga KFOR-i, nga ky zjarr janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sepse përpos depos me vaji motorik janë dëmtuar dhe tri shtëpi banimi, pasi që ishin shumë afër njëra tjetrës.

Mirëpo pas një pune të madhe dhe shumë profesionale të këtyre njësiteve, zjarri është futur nën kontroll pas një kohe. Ndërsa edhe me tutje njësitet policore janë duke punuar në vendin e ngjarjes nën koordinim me Prokurorin e shtetit, në mënyrë që të mbledhin dëshmi për të proceduar dhe hetuar se si ka ardh deri tek ky zjarr”, thuhet në njoftim.