Një person është arrestuar të premten për dëmtim të pronës, në rrugën B në Prishtinë.
Ai ka këputur kabllot e rrymës dhe ia ka ndaluar ujin në lokal personit me të cilin kishte mosmarrëveshje, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte këputur kabllot e rrymës si dhe kishte ndalur ujin në lokalin pronë e ankuesit mashkull kosovar. Sipas ankuesit ai dhe i dyshuari kishin pas mosmarrëveshje është me herët”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen në një lokal në “Ulpianë”
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie
-
Zjarr te një lokal në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit
-
Një person raporton në Polici se e lidhën me kabllo të rrymës dhe e grabitën
-
Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim