Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës ka zbuluar dhjetëra shtetas të huaj të fshehur në një furgon.
Policia ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave, të enjten kanë ndaluar furgonin me targa dhe aty janë gjetur 34 persona.
“Gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve ligjore, rreth orës 11:00 kanë ndaluar një furgon të tipit ‘mercedes’ me targa vendore, ku gjatë kontrollit të furgonit brenda tij janë gjetur 34 persona shtetas të huaj, meshkuj të moshës madhore”, tha policia.
Për rastin është njoftuar stacioni kompetent policor në zonën e përgjegjësisë dhe Njësia për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së për procedura të mëtejme ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Arrestohen 4 shtetas të huaj në Gjakovë, në veturë iu gjetën medikamente pa dokumente
-
Kapet një grup shtetasish serbë duke kaluar ilegalisht kufirin në Dobrosin-Stublinë
-
Policia ndalon tre persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë