Policia në Kiel të Gjermanisë është në kërkim të një shqiptari, F. H., nën dyshimin për vrasje, raporton NDR.de.
Sipas të dhënave të Prokurorisë në Kiel, thuhet se rreth orës 23:15 një person ka qëlluar me armë për vdekje një 31-vjeçar. Viktima vdiq përkundër tentimit të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Sipas hetimeve të deritashme të Prokurorisë dhe Policisë, 23-vjeçari F.H. është i dyshuari kryesor. Hoxha i lindur në Kiel është në arrati.
Po kërkohen informata për vendndodhjen e tij dhe janë duke u ofruar 3000 euro shpërblesë për personin që jep informata që do të çonin te arrestimi i tij.
Policia ka thënë se i dyshuari mund të jetë i armatosur.
Artikuj të ngjashëm
-
Vritet e më pas i zhduket trupi një 31-vjeçari në Dhërmi
-
Policia e Shqipërisë i ofron 30.000 euro shpërblim për kapjen e 23-vjeçarit që vrau policin
-
52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasjen e vitit të shkuar në Kaçanik
-
Një kosovar në Gjermani vritet nga ish-i dashuri i partneres