Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se është përfshirë nga zjarri objekti i bashkësisë lokale të fshatit Shkabaj në Prishtinë.
Sipas njoftimit, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Është përfshirë nga zjarri objekti i bashkësisë lokale të fshatit. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në objekt, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.