Kronikë

Vritet një person në Podujevë

Policia

Foto: Ilustrim

Një person është vrarë sot në fshatin Peran të Komunës së Podujevës.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ai e ka humbur jetën nga plagët e marra nga një armë zjarri.

Ndërkohë nga Policia ende nuk janë bërë të ditura arsyet e vrasjes.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent”, është shprehur Borovci.

Burime brenda Policisë i kanë thënë Kohës se rasti i vrasjes në Peran dyshohet se ka ndodhur ndërmjet babait dhe djalit për shkak të mosmarrëveshjeve për pronë.

Viktima në këtë rast është djali. Gjithashtu dyshohet që dorasi dhe viktima kanë pas mosmarrëveshje edhe më herët për pronë.