Kronikë

Arrestohet një person, u kap duke vjedhur rezervuare të naftës

Një person u arrestua të enjten në Prizren për vjedhje të rëndë në tentativë.

Ai është kapur duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës.

Policia e Kosovës ia ka gjetur edhe veturën e cila ishte e vjedhur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veture e cila ishte vjedhur në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftoi PK në raportin 24-orësh.