Kronikë e zezë

Tetë vjet burgim për të riun që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj

 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur të premten aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Erton Musliu, duke e dënuar me 8 vite burgim, për akuzën se shkaktoi aksident në qershor të 2021-ës në Koshare të Ferizajt, ku humbën jetën pesë persona.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Musliu u shpall të premten nga gjyqtarja e çështjes, Kadrije Goga-Lubishtani, raporton “Betimi për Drejtësi”.