Kronikë

Arrestohen dy persona pasi u zunë me rroba të vjedhura në Ferizaj

Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

Dy persona u arrestuan të mërkurën në mbrëmje për vjedhje në Ferizaj.

Ata janë kapur me rroba të vjedhura nga dyqane të ndryshme.

Policia ka ndaluar një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut afër një qendre tregtare në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

“Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, në automjet janë gjetur disa palë rroba të vjedhura nëpër lokale të ndryshme në Ferizaj”, njoftoi PK-ja përmes një komunikate.

Të dyshuarit me inicialet A.S., 27 vjeç dhe B.J., 34 vjeçar, janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë dërguar në mbajtje për 48 orë.