Kronikë

Vlera e drogës së konfiskuar në veri është 6 milionë euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se pas shkatërrimit të laboratorit në Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë prej 6 milionë eurosh.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vlera e pajisjeve të konfiskuara kap shifrën 1.5 milionë eurosh.

Më herët në një postim ka bërë të ditur se gjatë aksionit të Policisë dhe Doganave në veri, zyrtarët e këtyre institucioneve janë sulmuar me armë zjarri, derisa ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar.

Aksionin e ka përshëndetur edhe kryeministri Albin Kurti, derisa ka thënë se krimi në Kosovë po luftohet pandërprerë.