Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit A.S., i cili akuzohet se në cilësinë e menaxherit të një shitore në Podujevë kishte vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve dhe me to kishte blerë kriptovaluta.
Ai akuzohet se ka dëmtuar viktimat me afro 5000 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria u ka bërë thirrje qytetarëve që janë dëmtuar të paraqiten në Zyrën e Prokurorit të Shtetit apo në Polici.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, inkurajon të gjithë qytetarët të cilët mund të jenë të dëmtuar në këtë rast, të paraqiten në Zyrën e Prokurorit të Shtetit apo në Policinë e Kosovës, në mënyrë që të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë informata, për ta ndriçuar në plotëni këtë çështje penale”, thuhet nga Prokuroria.