Një person dyshohet se ka bërë shmangie nga obligimet doganore të dielën në Dragash.
Patrulla e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në Dragash ka ndaluar një veturë pa targa që po e drejtonte i dyshuari, ku gjatë kontrollimit dhe verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar në shmangie doganore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet.
Vetura të cilën po e drejtonte është sekuestruar dhe është dërguar në Doganën e Kosovës për procedim të mëtutjeshëm. /KSP