Dy persona kanë tentuar të udhëtojnë me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Të dy janë kapur të premten në Aeroportin “Adem Jashari”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëri është shtetas i Turqisë i cili ka prezantuar dokumentin e Belgjikës që dyshohet të jetë fals.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që ka prezantuar një dokument të shtetit të Belgjikës, dokument i cili dyshohet se mundë të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Kurse, një grua ka tentuar të udhëtojë për Bruksel me pasaportë të një personi tjetër.
“E dyshuara femër kosovare ka tentuar përmes aeroportit të udhëtojë në për Bruksel duke prezantuar dokumentin-pasaportën në emër të një personi tjetër (e falsifikuar). Dokumenti është sekuestruar ndërsa e dyshuar me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë”.