Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që dyshohet se e ka marrë një telefon në një mobi-shop dhe ka ikur pa e bërë pagesën.
Sipas njoftimit të policisë të shtunën, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në Mobi-Shopin e ankuesit e kishte marrë një telefon dhe kishte ikur pa e bërë pagesën. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.