Policia e Kosovës ka raportuar për dy arrestime në 24 orët e fundit në lidhje me organizimin e bixhozit të paligjshëm.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një rast ka ndodhur në Gjakovë e një në Suharekë.
Për rastin në Gjakovë në mbrëmjen e të shtunës është arrestuar një i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi në lokalin e tij janë gjetur gjashtë aparate APEX.
Ndërkohë për rastin në Suharekë, është ndaluar një person nën dyshimin se në lokalin e tij po organizoheshin lojëra fati. Në lokal janë sekuestruar një telefon iPhone 6 një DV-ar. I dyshuari është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.