Kronikë

Në Zubin Potok vendosen drurë në rrugë për të penguar qarkullimin e veturave

Policia Kufitare nga Stacioni i Zubin Potokut ka vërejtur mbrëmjen e së enjtes së në fshatin Bube të kësaj komune, ishin vendosur drurë në rrugë, me qëllim të pengimit të qarkullimit të veturave.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë tjera patrulluese kufitare të cilat kanë larguar pengesat.

“Më datën 03.03.2022 në orën 20:15 , në fshatin Bube, komuna e Zubin Potokut, patrulla policore në rrugë ka vërejtur të vendosura disa pengesa me drurë të cilat ishin vendosur në rrugë me qëllim për të penguar qarkullimin e automjeteve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësi të tjera patrulluese kufitare dhe kanë larguar pengesat (drunjtë) për të liruar për qarkullim rrugën dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë në këtë lokacion. Policia e Kosovës është duke kryer hetime lidhur me rastin përderisa është e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe krimin transkufitar. Të gjitha veprimet policore ndërmerren në bashkërendim me autoritetet kompetente vendore, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.