Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen disa persona për vjedhje dhe shitje të drurëve

Policia, pas disa informacione të pranuara në një objekt në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka hasur një sasi të konsiderueshme të drurëve që ishin blerë ilegalisht dhe me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ndaj dy personave me inicialet M.M 33 vjeçar dhe N.M 29 vjeçar është iniciuar rasti penal ‘’Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale’’, ndërsa sasia e drurëve është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë.

Ndërkaq, pas një pune intenzive hetimore, polica ka identifikuar dy persona tjerë me inicialet A.B. dhe V.K. të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhjen e këtyre drurëve dhe ndaj tyre është iniciuar rasti penal ‘’Vjedhje e pyjeve’’.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt personat e dyshuar lirohen për procedura tjera hetimore.