Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar kosovar për vrasjen e dyfishtë në Junik më 16 maj të vitit 2012.
I dyshuari u arrestua në Belgjikë dhe të mërkurën është ekstraduar në Kosovë.
“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.
Më 16 maj të vitit 2015 në lagjen “Çokë” të Junikut ishin vrarë Vllaznim e Blerim Pukaj, ndërsa ishte plagosur Nazmi Pukaj.
Të tre ishin nën moshën 30-vjeçare atëbotë.
Tri vjet pas ngjarjes, në Komunën e Deçanit ishte shtrirë dora e pajtimit mes familjes Puka nga Kosharja e Gjakovës dhe familjes Demaj nga Shipshani i Tropojës.